Dhunoi nënën dhe motrën prangoset 27 vjeçari/Arrestohet edhe një hajdut në Bulqizë

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 27-vjeçar në Bulqizë është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës dhe motrës së tij.

H.M., u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe një 21-vjeçar në Bulqizë. Dyshohet se E. D., ka vjedhur disa sende në banesën e shtetases D.H.

BulqizëUshtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe motrës së tij, arrestohet në flagrancë  27- vjeçari.

Në pranga dhe një shtetas tjetër për veprën penale “Vjedhje”

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasit: H. M., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës dhe motrës së tij. Vepra penale “Dhunë në familje”

—-

Gjithashtu u arrestua në flagrancë nga Policia, shtetasi E. D., 21 vjeç, banues në  Bulqizë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende në banesën e shtetases  D.H.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad