Dhunoi protestuesen, ministrit britanik i kërkohet dorëheqja

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm britanik, Mark Field po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen pasi ai u filmua me forcë duke hequr një protestueseje e cila u afrua në tavolinën ku ai dhe kolegë ishin duke darkuar.

Videoja tregon Z. Field duke ndaluar një aktiviste dhe e shtyn atë fort pranë një shtylle e cila ndodhej pas tavolinës së tyre si edhe e zë me dhunë pas qafe atë duke e nxjerrë me dhunë jashtë sallës, shkruan Daily Mail.

Protestuesit që mbanin veshjet e kuqe, sulmuan darkën e përvitshme të bankierëve dhe marketuesve në Mbretërinë e Bashkuar.

  1. Field, një baba i martuar i dy fëmijëve, është dëgjuar në video duke thënë: ‘A mund ta nxirrni këtë person jashtë’? dhe këtë moment protestuesja përgjigjet: ‘Më vjen keq, ju lutem, është një protestë paqësore’.

Pas filmimit të incidentit të shfaqur mbrëmë, Z. Field lëshoi një deklaratë duke thënë se ai ishte referuar në Zyrën e Kabinetit për hetime.

Kryetari i Partisë Konservatore Brandon Leëis konfirmoi sot se partia do të hetojë incidentin, pasi Z. Field kërkoi falje ‘pa rezerva’ duke thënë se ai i dënon keq veprimet e tij.

Incidenti ka shkaktuar zemërim në mediat sociale, ndërsa deputetët kërkuan që ai të hiqet nga roli i tij.

Zjarr Tv Ad