Dhunoi të moshuarën, avokati tregon se me sa vjet burg mund të dënohet infermierja Aurona Pelaj

0
2047
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Arianit Koci ka treguar se deri në sa vjet burgim mund të dënohet infermierja Aurona Pelaj që e rrahu të moshuarën në qendrën “Orenda” në Pejë.

Ai tha se nëse do ta mbronte të dyshuarën, do ti kishte sugjeruar asaj që të pranojë fajësin ose të mbrohet në heshtje.

Ai tha se infermierja për rastin mund të dënohet me 3 vikte burg, por që këtë e vendos prokuroria.

“E kisha mbrojt pa asnjë dilemë, por kësaj infermieres i kisha thënë me pranu fajësinë ose mu mbrojt në heshtje, nuk e kisha leju me bë anjë lloj arsyetimit, se veç po e rëndon pozitën e vet procedurale, e me ligj se ka me rëndu veten”, deklaroi Koci.

Kujtojmë që një video tronditi opinion publik, ku shfaqej një punonjëse duke dhunuar një grua në qendrën e të moshuarve në Pejë. Infermierja Aurona Pelaj shihej duke goditur pa shpirtë të moshuarën, ndërsa punonjëset e tjera pas saj dëgjohen duke qeshur e duke filmuar. Dy nga tre infermieret në këtë ngjarje janë arrestuar.

Zjarr Tv Ad