Dhunoi të moshuarën në një azil në Pejë, Gjykata e Apelit merr vendim për “fatin” e infermieres Aulona Pelaj

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykatat e Apelit në Kosovë ka refuzuar kërkesën e avokatit të infermieres Aurona Pelaj për lirim nga paraburgimi.

Pelaj akuzohet për dhunë fizike dhe keqtrajtim ndaj nënës së dëshmorit Taulant Nuraj, në Qendrën e të Moshuarve në Pejë.

Po ashtu sipas burimeve për mediat e Kosovës, mësohet se Gjykata e Apelit ka refuzuar edhe kërkesën e avokatëve të dy infermiereve tjera që duken në video, për lirim nga paraburgimi.

Kujtojmë se pamjet bënë bujë në mediat sociale dhe tronditën mbarë opinionin publik në Kosovë, për vetë faktin se në këtë ngjarje ishin përfshirë 4 infermiere, ku dy e dhunonin të moshuarën, një tjetër e filmonte dhe qeshnin të gjitha së bashku.

Menjëherë pas ngjarjes, vajza e të moshuarës vendosi ta marrë të ëmën nga azili dhe ta mbajë në shtëpi, gjë që e bënë edhe fëmijë të tjerë të të moshuarve të asaj qendre.

Zjarr Tv Ad