Dhunuan gazetarin dhe bashkëshorten e tij, Policia e Lezhës shpall në kërkim dy autorët

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me ngjarjen, ku dy persona dhunuan gazetarin Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij.

Bëhet me dije se policia ka shpallur në kërkim autorët shtetasit Indrit(E). Ameri 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara gazetarit 32 vjeçar, banues në Lezhë, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.

“Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre” njofton policia.

Zjarr Tv Ad