Dhurata Çupi: Matjanëve u ka ardhur në majë të hundës nga qeverisja e Ramës, më 25 Prill do i hapim rrugën ndryshimit…

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhurata Çupi, kandidate për deputete e Partisë Demokratike, është shprehur s’e qytetarët matjanë, qoftë demokratë apo socialistë, janë të lodhur nga qeverisja e Edi Ramës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Çupi shkruan s’e varfëria, papunësia, ikja nga Mati, janë problemet kryesore që ngrenë të gjithë matjanët.

Teksa i kërkoi votën për të siguruar katër mandate të PD-së në Mat, Çupi premton s;e me ardhjen në pushtet të forcës politike që ajo përfaqëson, do t’i hapet rrugë ndryshimit.

Postimi i plotë:

Demokratë a socialistë qofshin, matjanëve u ka ardhur në majë të hundës qeverisja e Edi Ramës. “Këta mendojnë vetëm me mbush xhepat e vet, kurse ne mezi shtyjmë muajin”, më thanë sot me dhjetëra banorë të Matit, të cilët i takova rastësisht në rrugë apo në kafe.

Varfëria, papunësia, ikja nga Mati janë problemet kryesore që ngrenë të gjithë. “Ne i kemi shpresat se do të ndryshojë në 25 Prill, përndryshe jemi të mbaruar”- janë fjalët që dëgjon prej kujtdo që takon. Nga një anë, është për të ardhur keq për dëmin e jashtëzakonshëm që pësuam këto 8 vjet, por, nga ana tjetër, më vjen shumë mirë që njerëzit na besojnë ne.

Në 25 Prill me votën tonë të sigurojmë 4 mandate për PD dhe t’i hapim rrugën ndryshimit.

Voto 9, Voto PD!

#MatiFiton

#ShqiperiaFiton

 

Zjarr Tv Ad