Dhurata Dora shënon suksesin e radhës, sjell bashkëpunim e ri me këngëtarin e famshëm Maitre Gims

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas suksesit që pati në bashkëpunimin me Soolking, këngëtarja Dhurata Dora ka njoftuar bashkëpunimin e saj të rradhës me artistin kongolez Maitre Gims, emri i vërtetë i të cilit është Gandhi Bilel Djuna.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram, ndërsa prezanton disa pjesë nga klipi.

Projekti duket të jetë ritmik veror dhe se është realizuar gjatë pushimeve që shijoi javë më parë në ishujt Maldive. Kënga do të titullohet “Only You”, duke konsideruar dhe tregun përtej kufinjve të Shqipërisë.

Kujtojmë që artistët kanë bashkëpunuar edhë më herët në këngën me titull “Te Quiero” dhe që u publikua në dhjetor të vitit 2019. Maitre Gims njihet për hitet e shumta si “Est-qu tu m’aimes”, “J’me tire”, “Corazon”, etj.

Zjarr Tv Ad