Dhuratë speciale për Haxhi Krasniqin, me flamur kombëtar shqiptar dhe të Kosovës

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Boksieri shqiptar i ka marrë dhuratë një palë këpucë mjaft speciale, njërën me flamurin kombëtar shqiptar dhe tjetrën me atë të Kosovës. Haxhi Krasniqi është duke ushtruar intensivisht për sfidat e ardhshme. Por, ndërkohë boksieri shqiptar e ka marrë një dhuratë speciale nga një mik i tij. Junikasi e ka postuar një fotografi në Instastory ku shihet së bashku me mikun e tij, të cilin e falënderon për dhuratën që ia bëri. Në fakt, kampioni aktual i Evropës në boksin profesionist i ka pranuar një palë këpucë sportive, ku në njërën prej tyre shihet flamuri kombëtar shqiptar dhe në tjetrën flamuri shtetëror i Kosovës. Krasniqi sivjet synon ta bëjë ëndrrën realitet për ta fituar titullin e kampionit të botës. Krasniqi konsiderohet si boksieri më i mirë shqiptar i momentit pas sukseseve të njëpasnjëshme.

Zjarr Tv Ad