Dhurimi i gjakut, Meta: Mirënjohje qytetarëve të solidarizuar me këtë kauzë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta e ka vlerësuar maksimalisht, solidarizimin në rritje të qytetarëve për dhurimin e gjakut. Në një shënim në fb, Meta shkruan sot: “Krenar për kontributin e jashtëzakonshëm dhe humanitar të Aleancës për Dhurimit e Gjakut në këtë përvjetor të parë të saj.

Falënderime të përzemërta dhe mirënjohje për të gjithë ata qytetarë, të rinj e të reja, por edhe institucione e biznese, që në mënyrë vullnetare dhe me një ndjenjë të lartë humanizmi janë solidarizuar me këtë kauzë, dhe i janë bashkuar kësaj fushate ndërgjegjësimi, që nuk do të ndalet, por do vijojë në të gjitha qytetet e vendit, për përmbushjen e qëllimit të saj qytetar dhe fisnik.

Dyfish i lumtur sot, që në 1-vjetorin e themelimit të Aleancës, dhjetra punonjës të fabrikave “Manitalia” dhe “Time 10 shpk” na u bashkuan vullnetarisht në një seancë dhurimi gjaku për të sëmurët talasemikë, por jo vetëm.”

 

Zjarr Tv Ad