Dhurimi i gjakut, Meta përshëndet humanizmin e qytetarëve të Kavajës

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta i është bashkuar prej kohësh nismës së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, ndërsa shpesh herë vjen me mesazhe për qytetarët që këta të fundit t’i bashkohen kauzës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta falënderoi qytetarët e Kavajës që u bënë pjesë e nismës për dhurim vullnetar të gjakut.

“Me një ndjenjë të lartë humanizmi e solidariteti, dhjetëra qytetarë të Kavajës iu bashkuan sot vullnetarisht thirrjes së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” duke organizuar të parën seancë dhurimi për vitin 2019. Duke falënderuar kryebashkiakun z.Isa Sakja, jam besimplotë se kjo fushatë ndërgjegjësimi për këtë kauzë humane nuk do të ndalet por do vijojë në të gjitha qytetet e vendit për përmbushjen e qëllimit të saj qytetar dhe fisnik.🇦🇱”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad