Kuvendi i Kosovës po mban një seancë të jashtëzakonshme për miratimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka propozuar ekipin e përbërë nga Fatmir Limaj kryesues, Enver Hoxhaj zëvendëskryesues, Behgjet Pacolli anëtar, Dardan Gashi anëtar, Mahir Yagcilar anëtar dhe Avni Arifi anëtar.
Haradinaj tha se në këtë ekip rezervohen vendet edhe për përfaqësuesit e opozitës dhe nga shoqëria civile.
“Qeveria e Kosovës sjellë para Kuvendit për aprovim propozim vendimin për ekipin negociator të Kosovës. Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Qeveria e Kosovës do të përfaqësohet me këtë ekip negociator: Fatmir Limaj kryesues, Enver Hoxhaj zëvendëskryesues, Behgjet Pacolli anëtar, Dardan Gashi anëtar, Mahir Yagcilar anëtar dhe Avni Arifi anëtar. Po ashtu, në këtë ekip rezervohen vendet për përfaqësuesit e opozitës, përfaqësues nga LDK, nga VV, nga PSD, nga Alternativa dhe nga shoqëria civile. Njëkohësisht Parlamenti i Kosovës, duke i dhënë besimin ekipit negociator, po ashtu mund t’i kërkojë edhe platformën për negocim”.
Teksa opozita ka refuzuar të marrë pjesë në këtë seancë të jashtëzakonshme.