Diaspora shqiptare kundër Yuri Kim: Pozicionimi i saj është i rrezikshëm

0
234
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diaspora shqiptare del kundër ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila mbajti së fundmi një qëndrim brutal, duke ndërhyrë në fushatën zgjedhore. Në një deklaratë të publikuar nga organizata ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë” me qendër në Zvicër, thuhet se pozicionimi dhe njëanshmëria e Kim rrezikon pavarësinë e institucioneve dhe zbeh përkrahjen ndaj SHBA

E PLOTE

Deklaratë në lidhje me anshmërinë dhe pozicionimin e vazhdueshëm diplomatik të Ambasadores fuqiplotë të SHBA në Shqipëri, Shkëlqesisë së saj Znj. Yuri Kim.

Përkrahja dhe admirimi i shqiptarëve ndaj ShBA-së është kultivuar ndër vite, ndër të tjera, si rezultat i vlerave të larta që përçon demokracia amerikane, duke përfshirë përfaqësimin dinjitoz në politikën e saj të jashtme. Ndër vite, përfaqësia diplomatike amerikane ka luajtur një rol kyç në ruajtjen e balancave politike shqiptare.

Me keqardhje, konstatojmë se kohët e fundit, qasja e përfaqësisë se akredituar diplomatike të SHBA në Tiranë U.S. Embassy-Tirana, e kryesuar nga Znj. Ambasadore Yuri Kim, dukshëm e interpreton ndryshe këtë funksion. Daljet e njëpasnjëshme të Znj. Ambasadore janë karakterizuar fort nga një perceptim publik i lexueshëm në përkrahje të njërit kah politik apo grupimeve të caktuara brenda kahut tjetër.

Lëvizja vëren me shqetësim se ky pozicionim i znj. Ambasadore dhe mungesa e treguar e paanshmërisë, rrezikojnë pavarësinë e institucioneve politike, imazhin dhe besueshmërinë e reformës në drejtësi dhe rrezikon të përkthehet në zbehje të përgjithshme të përkrahjes ndaj SHBA-ve.

Ne, gjithashtu konstatojmë me keqardhje se fërkimet politike dhe institucionale si dhe kultura e përgjithshme e përplasjes dhe bojkotit nga klasa politike shqiptare, kanë krijuar përshtypjen se shqiptarët janë të paaftë për kompromis dhe nuk duan të angazhohen në zgjidhje të qëndrueshme, duke inkurajuar në terma afatgjatë ndërmjetësimin dhe ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar përtej rolit historik të “mediatorit të paanshëm”.

Zjarr Tv Ad