Diaspora shqiptare në Gjermani, dhuron 28 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diaspora shqiptare ka shprehur solidaritet të plotë për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Kjo fatkeqësi natyrore la pas 51 persona të vdekur dhe qindra të plagosur. Diaspora ka treguar se  kurrë nuk i ka harruar rrënjët e saj, ndërsa ka dhuruar ndihmë finaciare për familjet e prekura në  Shqipëri. Së fundi, në Shtutgart të Gjermanisë, në Landit Baden-Würtemberg, u organizua një aktivitet solidariteti për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit nga Qendra e Kulturës Shqiptare në këtë qytet, raporton albinfo.ch.

Sipas informacioneve, thuhet se nga kontributet e komunitetit shqiptar, anëtarë të kësaj Qendre, janë mbledhur mbi 28 mijë euro si ndihmë për këtë tragjedi. Duhet theksuar se ndihma e mbledhur financiare është hedhur në një nr. llogarie të Caritas-it gjerman, i cili nga ana e tij do t’ia përcjellë Caritas-it në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad