Dibër, 26-vjeçari bllokohet në doganën e Bllatës me 200 kg kanabis në kamion

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sasi prej 200 kg kanabis është hapur në doganën e Bllatës. Policia kufitare e Dibrës bën me dije se lënda narkotike u gjet në dyshemenë e një kamioni me logo mobilerie dhe targa  AA 450 YE.

Kamioni drejtohej nga 26 vjeçari Florian Alimani nga fshati Gjoricë, me banim në Durrës.

Mësohet se kamioni ishte i përshtatur dhe sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit.

Mjeti po udhëtonte drejt Maqedonisë së Veriut dhe droga dyshohet të mos jetë ngarkuar në Dibër.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike.

Zjarr Tv Ad