Dibër/ Bora izolon 115 familje

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dibër:

Të gjitha njësitë administrative të Qarkut Dibër, janë të izoluara, por më problem mbeten Lura, Kala e Dodës, Selishta, Ostreni, Trebishti, Arras, Martaneshi, Xibri e Macukulli në Mat.

Shtabet e emergjencave civile janë mbledhur në katër Bashkitë e Qarkut Dibër, të cilët kanë kërkuar ndërhyje emergjente.

Mësohet se tashmë Bashkitë e qarkut kanë nisur punën për hapjen e rrugëve kryesore të njësive administrative, por mjetet e kanë të pamundur të zhbllokojnë situatën pasi reshjet vazhdojnë me intensitet të lartë.

Gjithashtu është raportuar se në shumë fshatra ka patur mungesë të energjisë elektrike si pasojë e këputjes së telave.

Problem mbeten edhe 115 familjet e fshatit Tërnovë në Bulqizë ku prej 10 ditësh janë të izoluar pasi dëbora shkon në 1 metër e 50 centimetra.

Zjarr Tv Ad