Një tjetër rast i dhunës ndaj bluzave të bardha është regjistuar në Dibër. Një mjek i spitalit rajonal u godit me grushta nga dy vëllezër, një prej të cilëve është arrestuar ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.
“U arrestua në flagrancë A.L, 43 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi V.L, banues në Dibër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambjentet e Spitalit Rajonal Dibër, kanë goditur me grushta mjekun shtetasin A.M”njofton policia.
Policia thotë se dy vëllezërit akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e këtij akti.
Prej fillimit të vitit në të gjithë vendin janë shënuar disa raste të dhunës ndaj mjekëve, çka i ka ngritur disa herë bluzat e bardha në protestë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar forcim të masave ligjore.