Dibër: Kultivuan kanabis, shpallen 3 në kërkim. Procedohet administatori dhe kryeplaku i fshatit

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijon kontrolli i territorit, me grup kontrolli nga toka dhe me dronë e helikopterin e Policisë nga ajri.Forcat e policisë kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Soricë, Zall Dardhë, bimë të dyshuara cannabis sativa.Janë shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar, si dhe janë proceduar penalisht administratori i Njësisë Administrative Zall Dardhë dhe kryeplaku i fshatit Soricë, për shpërdorim detyre.”Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër u identifikuan dhe u shpallën në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. C. dhe A. C., banues në fshatin Soricë dhe XH. P., banues në Nikël, Krujë. Po në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. N., me detyrë kryeplak i fshatit Soricë dhe A. K., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zall Dardhë, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”, thuhet në njoftimin e policisë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad