Dibër/ Zona më problematike nga rreshjet e borës

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në disa zona të thella të  Dibrës, mjetet e kanë të pamundur qarkullimin për shkak të ngricave, ndërsa në disa zona të tjera trashësia e borës arrin në 40 cm.

Për sa i përket rrugës nacionale Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga nacionale Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme.

Në lartësinë mbi 800 metër mbi nivelin e detit kanë vazhduar reshje dëbore.

Disa zona rurale si në Bulqizë dhe Dibër janë të izoluara nga dëbora.

Sipas nën prefektit të Bulqizës 115 familje në Tërnovën e Madhe dhe në Tërnovën e Vogël janë të bllokuara.

Ndërkohë ulja e mëtejshme e temperaturave ka rritur mundësitë për borë edhe në qytetet jugore.

Mësohet se të gjitha akset rrugore në qarkun e Gjirokastrës janë të kalueshme pa zinxhirë.

Ndërkaq në Korçë reshjet e borës kanë vijuar në gjithë qarkun duke u shoqëruar edhe me temperatura tepër të ulëta.

Si pasojë e ngricave në rrugë ka edhe prezencë akulli.

Me zinxhirë kalohen akset Korçë- Dardhë, Korçë- Voskopojë, Korçë- Pustec dhe Qafa e Qarrit.

Probleme edhe në zonat e thella malore.

Bora vijon të bjerë akoma duke ulur ndjeshëm temperaturat në lartësi mbi 1000 m temp -13.

Zjarr Tv Ad