Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka parashikuar se si do të jetë gara në zgjedhjet e 11 Majit.
I ftuar në emisionin NoW me Erla Mëhillin, Klosi tha parashikon që Dibra do të jetë një betejë shumë e rëndësishme për PS, ndërsa për Tiranën tha se ka shumë peshë
“Do të thoja që për mua kali i betejës kësaj radhe do të jetë Dibra ku do të ketë një përmbysje të fortë të rezultatit, që pritet të jetë pozitiv për PS-në.
Në Tiranë do garojnë jo vetëm forcat e mëdha por të gjitha partitë do të tentojnë Tiranën prandaj është Tirana nuk do të ketë vetëm një drejtues apo tre siç kemi thënë në fillim që janë Ogerta Manastirliu, Erion Veliaj, Elisa Spiropali por do të kemi edhe deputet të tjerë të fortë që e kam thenë në këtë studio, që prisni se Tirana do të ketë pesha të rënda nga PS qoftë ministra qoftë deputetë me peshë pasi të mbulosh bie fjala Njësinë Nr. 5 që do ta mbulojë Erion Veliaj apo dhe kolegë të tjerë është si një qark më vete.
Tirana ka 37 mandate dhe një shtrirje të gjerë, me një numër të madh votuesish. Është një betejë shumë palëshe, dhe natyrisht, do të ketë peshat e rënda të PS-së që do të garojnë. Në listën e Tiranës do të jenë 49 emra të spikatur, duke përfshirë 37 të hapur dhe 12 të mbyllur,” tha Klosi.