‘Dibranët s’do votojnë dikë që vjen nga Tirana dhe rri në hotel’/ Premtim Kryemadhi: Do fitojmë bashkinë

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në bashkinë e Dibrës koalicioni opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ kandidon me Premtim Kryemadhin. Në një lidhje me Skype për Çim Peka Live në Syri Tv, Kryemadhi u shpreh se dibranët kanë 7 vjet që nuk qeverisen.

Është ndezur shpresa që na ka munguar gjithë këto vite. Do të vijnë të bashkohen një pjesë e mirë nga dita në ditë deri në datën 6 mars, për të marrë një fitore në bashkinë e Dibrës. Dibranët kanë 7 vite që nuk qeverisen. Në 7 vite janë ndërruar 5 kryetarë bashkie të PS. Nga Shukri Xhelili në 2015, në periudhën ë ndërmjetme pati një kryetar të komanduar. Erdhi Muharrem Rama. Pastaj Dionis Imeraj, që e solli Rama nga Tirana dhe e mori prap. Dhe mbi një vit jemi me kryetar bashkie të komanduar. Kandidati i PS që është rivali im sot, është i gjashti, dibranët nuk e meritojnë këtë. Dibranët nuk mund të qeverisen nga Tirana, nga një kryetar bashkie që jeton në hotel.

Demokratët e Dibrës do të angazhohen për mbrojtjen e votës që të parandalojnë fenomenet e 2016-ës. Nga 25 prilli jemi në avantazh prej rreth 2200 votash në bashkinë Dibrës mbi kundërshtarin, LSI ka marrë 2200 votash. Kandidati i Bashës ka marrë rreth 4 mijë vota. Ai do shkëpusë vota për shkak të lidhjeve, por s’do t’ia dalë të çojë mandatin te PS-ja”.

Kryemadhi kishte një përgjigje edhe për Lulzim Bashën i cili e akuzoi se bashkëshortja e tij nuk ka hetuar dosjen 184.

“Partia e Lul Bashës, apo rryma, pakica, është mbyllur atje në selinë me dyer të blinduara dhe nuk e dinë çfarë bëhet. Atë ditë që doli kjo akuzë, para tre ditësh kisha marrë vendimin e shkarkimit të bashkëshortes. Nuk mendoj se e shkarkuan sepse shpëtoi nga burgu Edi Ramën apo Ulsi Manjën. Nuk u shkarkua as nga Vettingu, por nga ILD dhe e iniciuar nga ministri i Drejtësisë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad