Diçka po i ndodh Xherdan Shaqirit, flet dhe Klopp!

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xherdan Shaqiri nuk do ta zhvillojë të plotë fazën përgatitore me skuadrën e Liverpoolit. Futbollisti me origjinë shqiptare ka pësuar një dëmtim në pulpë, dëmtim i cili po i shkakton ende dhimbje.

Ndërsa në lidhje me këtë dëmtim është shprehur dhe tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp,ku tha se ai do të mungojë për disa kohë.

“ Shaqiri pësoi një dëmtim në ndeshjen me ekipin Kombëtar dhe ka ende nevojë për kohë para se të kthehet.

Ka një problem në pulpë dhe nuk do të përfshihet për ndeshje për njëfarë kohe”, tha Klopp.

Në këtë formë, sulmuesi do të humbasë disa prej ndeshjeve të turit përgatitor të kampionëve të Europës.

Shaqiri, edhe pse nuk ishte një titullar i rregullt në sezonin e kaluar, pati një kontribut të madh në minutat që kishte në dispozicion, sidomos në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

 

Zjarr Tv Ad