Diego Simeone sqaron festimin e shthurur ndaj Juventusit

0
3

Trajneri i Atleticos së Madridit, Diego Simeone ka kërkuar falje për festimin e shthurur tek goli i dytë i “Los Colcheoneros” në ndeshjen ndaj Juventusit.

“Më duhej të tregoja se çfarë ndieja. Mund të kërkoj falje nëse dikush është ofenduar, por e kam bërë atë nga zemra. Unë e bëra atë si një lojtar te Lazio dhe Bologna dhe e bëra përsëri për të treguar se tifozët tanë kanë forcë dhe kanë b…”-shpjegoi Simeone për “Sky Sports” italian.

Fitorja 2-0 ndaj bardhezinjve i ka hapur udhë Atleticos së Madridit për të kaluar në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, rezultat që do të kërkojë ta mbrojë në ndeshjen e kthimit në Torino më 12 mars.