Diell dhe shtrëngata shiu, parashikimi i motit për javën e ardhshme

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Java që vjen do të nisë me mot të kthjellët dhe temperature të ngrohta. Kjo situatë do të vijojë deri ditën e enjte në gjithë vendin përveç zonave veriore ku priten reshje shiu.

Paqëndrueshmëria në të gjithë territorin parashikohet ditën e premte dhe përgjatë fundjavës.

Më së shumti reshjet do të përfshijnë pjesën jugore, aty ku hera herës do të krijohen kushtet për shtrëngata, rrebeshe me shkarkesa elektrike. Kjo situatë gjatë së premtes do të sjellë dhe rënie të temperaturave.

Era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare përgjatë bregdetit duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.

Zjarr Tv Ad