Diell dhe temperatura pranverore për javën në vazhdim

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa java e fundit na risolli edhe njëm herë temperaturat dimërore, fundjava dhe java e ardhshme pritet të jetë e ngrohtë dhe me temperatura pranverore. Sipas asaj që raporton Instituti i Gjeoshkencës, dita e nesërme pritet të jetë e ngrohtë me temperatura që arrijnë deri në 20 gradë celcius, ndërsa reshje parashikohet të mos ketë në të gjitha qarqet e vendit.

Edhe java, sipas asaj që raporton faqja më e madhe për parashikimin e motit, Accuweather, pritet të jetë me temperatura të larta, por nuk përjashtohet mundësia edhe e reshjeve lokale herë pas here.

Ja parashikimi për nesër, e hënë 18 mars 2019

RESHJET

Nuk priten reshje në të gjitha qarqe.

TEMPERATURAT

në bregdet: 9 / 18 °C

në vendet e ulëta: 7 / 20 °C

në vendet malore: 4 / 15 °C

ERA  pritet të fryjë e mesatare deri e fortë në bregdet.

 

 

Zjarr Tv Ad