Diferenca e qëndrimeve/ Dumën e ndjekin 200 mijë, Tabakun 1600 veta në Facebook

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qëndrimet politike i dallojnë politikanët.

Qartësia e tyre përcakton edhe ndjekjen në rrjetet sociale.

Kjo ka ndodhur edhe me qëndrimet e Grida Dumës, që iu përgjigj fjalimit ‘horror’ të Edi Ramës dhe Jorida Tabakut, e cila nuk mbajti asnjë qëndrim për fjalën e thënë nga kreu i qeverisë.

Nga të dhënat publike të Facebook, duket qartë se reagimi i Dumës ndaj Ramës, ka pasur një ndjekje dhe shpërndarje të madhe mes qytetarëve dhe përdoruesve të rrjetit social Facebook.

Janë më shumë se 200 mijë shikime të videos së Dumës.

Ndërsa qëndrimi as ‘mish as peshk’ i Jorida Tabakut ka dështuar në rrjetet sociale.

Vetëm 1600 persona e kanë parë videon e Tabakut.

Matjet janë bërë në të njëjtën kohë.

Zjarr Tv Ad