Digjen 1,1 milionë ha tokë në Australi

0
2

Zjarret në Australi vazhdojnë të zhdukin qindra hektarë tokë pyjore çdo ditë. Organizata Botërore e Meteorologjisë njofton se ngrohja globale po luan një rol kryesor në përhapjen e flakëve. Kushtet pritet të vështirësohen në fundjavë me rritjen e temperaturave dhe erërave.

Zjarret në Australi kanë djegur një hapësire toke prej 1,1 milionë hektarë.

Rreth 150 vatra masive zjarri janë ende aktive në rajonet e Nju-Sauth-Uellsit dhe Kuinslendit në lindje.

Të paktën 50 banesa u shkatërruan ose morën dëme të martën nga flakët që vijojnë prej një jave.

Autoritetet informojnë se nuk janë raportuar viktima.

Për Organizatën Botërore të Meteorologjisë, nxitës kryesor i fenomenit mbetet ngrohja globale.

“Në muajt janar-tetor 2019, Australia ka regjistruar temperaturat më të larta prej 110 vitesh, ndërsa reshjet janë nga më të të ulëtat që prej regjistrimit fillestar,” deklaroi përfaqësuesja e organizatës.

Përhapja e zjarreve në Australi është ndihmuar nga faktorë si mungesa e lagështisë, nxehtësia dhe shpejtësia apo drejtimi i erës.

Në terren po qëndrojnë në gatishmëri mbi 3 mijë forca zjarrfikëse, autozjarrfikëse dhe mjete ajrore.

Një prej helikopterëve pësoi aksident të mërkurën duke u rrëzuar, por piloti arriti të mbijetojë.

Autoritetet po përpiqen të kontrollojnë zjarrin brenda perimetrave të caktuar, pasi avancimi i tyre veri të kryeqytetit Sidnej do të rrezikonte djegien e një parku të madh kombëtar.