Digjen dy Benz-a gjate nates në Durrës

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy makina tip Benz janë shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Durrësit. Ato ndodheshin të parakuara në anë të rrugës pranë kryqëzimit tek stadium “Miko Dovana”. Në vendngjarje shkuan efektivë të policisë dhe ekspertë të zjarreve, të cilët ende nuk kanë dalë me një version mbi shkaqet e zjarrit. Nëpërmjet targave policia ka bërë të mundur identifikimin e pronarëve të mjeteve, por pa dhenë detaje mbi identitetin e tyre. Nuk dihen shkaqet apo rrethanat e zjarrit dhe policia po heton në dy pista, atë të një zjarrvënie të qëllimshme për motive ende të paqarta, apo aksidetale e ardhur si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike.

Zjarr Tv Ad