Digjen dy makina në Vlorë, në pronësi të një 49-vjeçari

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Nartë të Vlorës.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 dhe se të dyja makinat e djegura janë në pronësi të shtetasit Arjan Goros 49 vjeç, banues në fshatin Nartë. Nuk dihen endet arsyet e kësaj ngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

“Sot, rreth orës 02:00, në fshatin Nartë, Vlorë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, në pronësi të shtetasit A. G., 49 vjeç, banues në fshatin Nartë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit” njofton policia.

Zjarr Tv Ad