Digjen materialet zgjedhore në KZAZ-në e Burrelit, policia përdor gaz lotsjellës

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Momente tensioni dhe incidentesh janë shënuar ditën e sotme në KZAZ-në e Burrelit, ku mbështetës të opozitës nxorën jashtë materialet zgjedhore.

Jo vetëm kaq por materialeve iu vu edhe zjarri.

Në këto momente policia përdori gaz lotsjellës ndaj zyrtarëve të bashkisë së Burrelit të cilët pretendojnë se po zbatojnë dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhje më 30 qershor.

PD thotë se pavarësisht dhunës se policisë e cila në shkelje të ligjit ndërhyn me dhunë në KZAZ Burrel, zyrtarët e bashkisë kanë ndërhyrë dhe kanë nxjerrë jashtë materialet zgjedhore duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në videot më poshtë gjeni pamje nga vendi i ngjarjes.

Zjarr Tv Ad