Digjet në orët e para të mëngjesit një farmaci në Vlorë, dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm! Policia nis hetimet për të zbardhur shkakun

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një farmaci në bulevardin Vlorë-Skelë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se paraprakisht dyshohet se zjarri i cili ka rënë rreth orës 02:30, të ketë qenë i qëllimshëm.

Dyshimet e para janë se persona të paidentifikuar kanë hedhur lëndë djegëse dhe më pas janë larguar.

Megjithatë efektivët e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkaqet e plota të saj duke marrë në pyetje pronarin e objektit dhe duke këqyrur pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Zjarr Tv Ad