Digjet tërësisht ‘Golf-i’ në Krujë në pronësi të një 24-vjeçari, ja dyshimet e para

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një automjet tip ‘Golf’ është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Krujë.

Mjeti është në pronësi të një 24-vjeçari, ndërsa raportohet se si pasojë e zjarrit ka marrë flakë edhe një kioskë që ndodhej pranë makinës së djegur.

Fatmirësisht nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia po vijon me hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.07.2021, rreth orës 01:20, në Krujë, ka rënë zjarr dhe është djegur mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit S. Sh., 24 vjeç, banues në Krujë. Si pasojë e zjarrit ka marrë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Zjarr Tv Ad