Digjitalizimi, kusht i BE; AMA: Për pak muaj në gjithë vendin transmetimet digjitale

0
6

Me 1 shtator përfundon procesi i digjitalizimit të sinjaleve televizive në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Së bashku me qarqet ku ky proces ka përfunduar tashmë, në Korçë, Fier dhe Berat mundësohet që 70% e popullsisë të mbulohet nga transmetimet digjitale.

Në lista janë me radhë qarqet e Shkodrës, Dibrës, Lezhës, Elbasanit dhe Gjirokastrës.

Autoriteti i Mediave Audiovizive thotë se brenda pak muajsh ky proces do të përfundojë në të gjitha qarqet e vendit, duke përmbushur kështu një kusht të Bashkimit Evropian.

“Procesi më 1 shtator do të përfundojë në pothuajse 70% të territorit të vendit. E ka ka ngelur pjesa më e vogël, në 5 qarqe të vendit. Procesi pritet të përfundojë Brenda disa muajve”, tha Dritan Xhelili, shef kabineti në AMA.

Ndërprerja e transmetimeve analoge krijon më shumë mundësi për përdorimin e frekuencave kombëtare, ndërkohë që cilësia e figurës dhe zërit televiziv është mjaft e lartë.

“përveçse lejon edhe zhvillimin e rrjeteve sjell edhe shumë avantazhe për shikuesit”, thotë Dritan Xhelili, shef kabineti në AMA.

Me dekoderat e DVB T2 të Digitalb mundësohet marrja e sinjalit televiziv me një cilësi të lartë, ndërkohë që ofrohet asistence teknike e vazhdueshme.

Pajisja me dekoder DVB T2 është e pashmangshme për marrjen e sinjalit digjital.

“Pa dekoderin, pas fikjes së transmetimeve analoge asnjë shikues nuk mund të ketë mundësi të shohë programet televizive”, tha Dritan Xhelili, shef kabineti në AMA.