Dikush flirtoi me të gjatë pushimeve, ja reagimi tipik si një vajzë shqiptare i Arbenita Ismajlit 

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Panoramaplus.al/ Modelja e njohur Arbenita Ismajli, këtë periudhë është marrë shumë me rrjetet sociale, sidomos TikTok ku është goxha aktive dhe shpeshherë ndan video argëtuese ose del ‘LIVE’ me fansat e saj.

E duket se video e fundit ‘live’ e saj ka qenë paksa e sikletshme. Arbenita ndodhet me pushime me motrën e saj dhe ka realizuar një video-Live teksa kishin dalë në mbrëmje.

Mirëpo, në një moment dikush duket se tenton të flirtojë me to. Si reagoi modelja? “A po i thu të largohet? Ec, babi thuaj”- i drejtohet ajo motrës së saj teksa videoja është bërë virale. Edhe pse jeton prej vitesh në Angli, Arbenita duket se disa sjellje e reagime, siç është ai kur dikush flirton me ty, i ka tipike shqiptare.

Lidhja e reperit 24-vjeçar dhe modeles u bë publike që prej vitit 2018. Gjatë këtyre viteve romanca e tyre është shoqëruar me ulje-ngritje të shumta me çiftin që janë ndarë disa herë.

Gjithsesi vitin e kaluar ata vendosën ta çojnë marrëdhënien në një nivel tjetër, duke i dhënë fund beqarisë. Ata kanë hedhur një hap të rëndësishëm duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Ishte Arbenita, ajo e cila publikoi asokohe në InstaStory një foto ku shfaqej krah partnerit të saj, teksa shkruante “Të sapomartuar” në mbishkrimin e fotos.

Po atë vit çifti mirëpriti në jetë vajzën e tyre të parë që e quajtën Nina. Nina si duket ka sjellë paqe mes dyshes që po jetojnë një lidhje të bukur dhe pa probleme.

Ata janë aktivë në rrjetet sociale ku postojnë foto me njëri-tjetrin dhe vajzën më të lumtur se kurrë.

Zjarr Tv Ad