Në Kukës temperaturat janë nën zero, por jo të gjithë banorët kanë mundësi të kenë ngrohje. Ata thonë se i sigurojnë me vështirësi drutë e zjarrit.
Në Kukës dimri ka ardhur. Temperaturat kanë rënë nën zero, ndërsa oxhaqet tregojnë se jo të gjithë qytetarët kanë mjaftueshëm ngrohje. Drutë e zjarrit i kanë siguruar me vështirësi dhe përpiqen të kursejnë për motin më të keq gjatë dimrit. Çmimi i tyre është i lartë.
Banor: Me kursime se nuk jemi në gjendje të blejmë dru se edhe drutë janë bërë si droga.
Banor: 35-40 mijë lek m3.
Banor: Batanije t’u nxeh ujë me pagura tu i vu te kambët.
Banor: Kur kemi pushim e ndezim, kur janë në shkollë e ndezim me orar sipas mundësive.
Banor: Shtrenjtë janë por s’kemi ca bëjmë.
Banor: Nuk të lënë as me marrë me të kap të futin në burg
Moratoriumi në pyje ka ulur në minimum prerjet dhe sasinë e lëndës drusore. Ndaj dhe çmimi sa vjen e rritet. Por për banorët e Kukësit sigurimi i tyre është domosdoshmëri dhe renditet prioritet për të kaluar dimrin.