Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Menjëherë pas largimit nga Dinamo, mesfushori i talentuar Erald Kolgega nuk ka humbur kohë, duke u zyrtarizuar te skuadra gjermane e BV Essen.
Edhe pse luan në nivele të ulta të futbollit vendas, Kolgega është bindur për t’iu bashkuar në prag të sezonit të ri. Por mesfushori fierak nuk është lojtari i vetëm shqiptar në radhët e Essen.
Në organikët e ekipit që garon në kategorinë gjysëm-amatore edhe Gëzim Hyska i ardhur nga Bylis, Brixhild Brahimaj nga Elbasani, Qëndrim Krasniqi, Orges Buzi nga Apolonia dhe Kevin Myslimi nga KF Vora.
Një tregues ky që tregon se trajneri i skuadrës Luc-Arsene Diamesso beson te talenti dhe puna e lojtarëve shqiptarë, që tashmë duhet të fitojnë vëmendjen edhe të trajnerit të moshave apo Edi Rejës.