Diplomacia ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri/ Ambasadorja Kim intervistë në Zëri Amerikës…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim sot do të japë një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku do të flasë për zhvillimet politike në vend.

Ambasada amrikane, ka shpërndarë një postim ku tregon një nga mesazhet ëe ambasadorja ka dhënë në këtë intervistë.

“Pra, detyra ime e parë, përparësia ime e parë është të sigurohem që qeveritë tona të kenë një marrëdhënie të mirë pune. Por përtej kësaj, diplomacia ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri me qeveri; ka të bëjë edhe me marrëdhënien njerëz me njerëz, madje edhe bizneset. Dhe prandaj më shikoni mua dhe diplomatë të tjerë në ambasadën amerikane të udhëtojmë rretheqark vendit, sepse kemi punë këtu në Tiranë me zyrtarë qeveritarë, por kemi shumë më tepër punë – dhe kur them punë, flas për marrëdhëniet – me pjesën tjetër të Shqipërisë.” Ndiqni VOA- Zëri i Amerikës sonte në mbrëmje, ora 18:00, për të parë intervistën e Ambasadores së SHBA Yuri Kim me gazetarin Armand Mero.” Thuhet në postim.

Zjarr Tv Ad