Diplomatët e Ballkanit Perëndimor takohen në Stokholm

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryediplomati maqedonas, Nikola Dimitrov, thotë se për vendin e tij nuk do të ketë perspektivë europiane nëse gjatë vjeshtës BE i mohon sërish hapjen e negociatave.

Deklaratat e shefit të diplomacisë u bënë gjatë një seminari ministror për Ballkanin Perëndimor që u mbajt të hënën në Stokholm të Suedisë.

Në të mori pjesë edhe zëvendësministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Sokol Dedja.

 

Dimitrov“Në vitin 2009 na thanë se është herët, po të njëjtën gjë në vitin 2010 dhe vitet pasuese. Vjet na thanë se negociatat do të hapen në qershor, por qershori kaloi. Nëse data shtyhet prapë dhe në tetor nuk ka vendim, duhet ta pranojmë se nuk kemi perspektivë europiane.”

Ministri Dimitrov megjithatë u shpreh se Maqedonia e Veriut dhe i gjithë rajoni nuk ka alternativë tjetër përpos unifikimit me Bashkimin Europian.

Dimitrov: “Shanset për sukses në tetor janë shumë optimiste dhe nuk kemi atë luks që ta lëshojmë edhe këtë mundësi.”

Këshilli Europian javën e kaluar konfirmoi zotimin që brenda këtij viti Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i jepet drita jeshile për vijimin e negociatave me Brukselin.

Shumë vende anëtare e kanë konfirmuar progresin e arritur gjatë viteve të fundit, por më skeptikët vlerësojnë se stadi aktual politik, social dhe ekonomik i Ballkanit Perëndimor mund të ndikojë negativisht të ardhmen e unionit.

 

Zjarr Tv Ad