Diplomati gjerman: Shqipërisë i duhen Gjykatë Kushtetuese dhe e Lartë para konferencës së anëtarësimit

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorit gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, e vlerëson dakordësinë e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore si një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Gëzohem që aktorët politikë shqiptarë gjetën mundësinë e konsensusit. Zbatimi konstruktiv i masave të dakorduara do të jetë një gur tjetër i rëndësishëm kilometrazhi në rrugën e reformave në Shqipëri”shprehet Ambasadori.

Diplomati gjerman thekson se vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

“Në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë – këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman, me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare dhe që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit” përfundon ai.

Zjarr Tv Ad