Dirigjenti i Elsa Lilës hedh akuza të rënda për këngën fituese në festivalin e fundvitit: Sollën mikrofonë nga shtëpia dhe blenë karta telefonike për të votuar

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Enrico Melozzi, dirigjenti i këngës së Elsa Lilës në festivalin e këngës ka hedhur akuza ndaj artistes që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong vitin e ardhshëm dhe familjes Kelmendi.

Ai shkruan në rrjetet sociale se Albina Kelmendi është regjistruar si soliste dhe pastaj është paraqitur në festival si grup vokal me mikrofonë të sjellë nga shtëpia për të cilët thotë se kanë paguar 5 mijë euro, dhe duke shkaktuar edhe mjaft probleme teknike.

“Pyes veten, a është e mundur që një artist të propozojë dhe të regjistrohet si solist, me një emër që botohet në të gjitha gazetat e botës, dhe pastaj të paraqitet si grup, qoftë edhe me një emër tjetër? A ka mundësi që ky grup të mos paraqitet në prova dhe të zbulohet vetëm para-gjeneral, madje duke shkaktuar probleme teknike pasi askush nuk dinte për praninë e një grupi vokal dhe nuk ishin siguruar mikrofonat e nevojshëm?

A ka mundësi që grupi në fjalë të paguaj 5000 euro mikrofonat duke i sjellë nga shtëpia? A është e mundur të ketë një bis në skenën e një konkursi sepse publiku (i ardhur nga Kosova në kurriz të grupit vokal në fjalë!!!) duartroket dhe bërtet duke harruar çdo rregull të fairplay? Të gjithë e dimë që disa vite më parë një këngëtare u skualifikua për të përmendur thjeshtë refrenin, për të njëjtën arsye, por mbi të gjitha, a është e mundur që Eurovision t’u jepet atyre që arrijnë të marrin më shumë karta telefonike për të votuar? Dhe shumë pyetje të tjera që më vijnë nga thellësia e hidhërimit tim”, shprehet ai.

Zjarr Tv Ad