Disa aeroporte të cilat duhen shmangur gjatë këtij muaji

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me heqjen e kufizimeve të udhëtimit për shkak të koronavirusit, udhëtimet ajrore në të gjithë Evropën po kthehet në normalitet, me Komisionin Evropian të Udhëtimit (ETC) që parashikon se 70 për qind e udhëtimeve para pandemisë në kontinent do të rikuperohen këtë vit.

Megjithatë, kthimi i udhëtarëve ka gjetur shumë linja ajrore të papërgatitura për shkak të mungesës së punëtorëve që i kishin pushuar nga puna në fillim të pandemisë, raporton SchengenVisaInfo.com.

Si rezultat, bota, dhe veçanërisht Evropa, kanë parë një valë anulimesh dhe vonesash fluturimesh, duke prishur planet e udhëtimit të miliona njerëzve në mbarë botën, duke i lënë ata të bllokuar për orë të tëra në aeroporte apo edhe të ngecur të paaftë për t’u kthyer në shtëpi në kohë.

Numri i fluturimeve të anuluara dhe të vonuara në muajt e verës është më i madh se kurrë, dhe udhëtarët tani këshillohen të shmangin aeroportet e mbushura me njerëz dhe të provojnë të rezervojnë me linja ajrore me të cilat shanset për të anuluar ose vonuar një fluturim janë më të ulëta.

Sipas të njëjtës, dhjetë aeroportet kryesore me numrin më të madh të fluturimeve të vonuara për muajin korrik janë si më poshtë:

  • Aeroporti i Brukselit (BRU), Bruksel, Belgjikë – 72 për qind vonesa, 2,5 për qind anulime
  • Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit (FRA), Frankfurt, Gjermani – 68 për qind e vonuar, 7,8 për qind e anuluar
  • Aeroporti Eindhoven (EIN), Eindhoven, Holandë – 67 për qind e vonuar, 1,8 për qind e anuluar
  • Aeroporti Luton (LTN), Londër, Mbretëria e Bashkuar – 66 për qind e vonuar, 2,7 për qind e anuluar
  • Aeroporti Ndërkombëtar Liszt Ferenc (BUD), Budapest, Hungari – 65 për qind e vonuar, 2,1 për qind e anuluar
  • Aeroporti i Lisbonës (LIS), Lisbonë, Portugali – 65 për qind vonesë, 4,8 për qind të anuluara
  • Aeroporti Charles De Gaulle (CDG), Paris, Francë – 62 për qind e vonuar, 3,1 për qind e anuluar
  • Aeroporti Schiphol (AMS), Amsterdam, Holandë – 61 për qind e vonuar, 5,2 për qind e anuluar
  • Aeroporti Cote D’Azur (NCE), Nice, Francë – 60 për qind e vonuar, 3,4 për qind e anuluar
  • Aeroporti Gatwick (LGW), Londër, Mbretëria e Bashkuar – 59 për qind e vonuar, 1,4 për qind e anuluar
Zjarr Tv Ad