“Disa burra nuk duhen harruar”, kapiteni Mërgim MAVRAJ me fjalë zemre: T’i tregojmë Europës se kemi ambicie të mëdha

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë sfidën e fundit kualifikuese për Euro 2020. Ndeshja ndaj Francës do të inaugurojë edhe stadiumin e ri “Air Albania”. Lidhur me hapjen e stadiumit të ri, ka reaguar edhe kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj. I pamundur për të qenë pjesë e grupit për shkak dëmtimi, qendërmbrojtësi ka folur në prag të ndeshjes kundër “Gjelave”.

Mërgim Mavraj në postimin e tij nuk harron të përmendë ata persona që shkruan historinë me Kombëtaren, duke e kualifikuar për të parën herë në fazën finale të një eventi Europian. Ai e quan këtë fakt si pikënisje, nga duhet të fillojë ndërtimi i ekipit për brezat e rinj. Në reagimin e tij, Mavraj shprehet se ne mundemi të jemi si Europa pasi kemi zemër dhe ambicie të mëdha, paçka se jemi vend i vogël.

Postimi i plotë:

Zjarr Tv Ad