‘Disa diplomatë evropianë luftojnë opozitën, s’e shohin drogën që u rritet poshtë ballkoneve’

0
1202
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në fjalën e tij nga çadra, kreu i PD-së, Basha, ka hedhur akuza edhe ndaj disa diplomatëve europianë në Shqipëri, që sipas tij nuk e shohin realitetin e drogës në vend, por sulmojnë opozitën.

‘A mund të ketë demokraci pa themelin e demokracinë që është vota e lirë. Sot për fat të keq po përvijohen dy Europa. Europa që ne duam, e lirisë, e barazisë, e të drejtës dhe ligjin, e konkurrencës së ndershme. Për fat të keq, kemi parë edhe një faqe të shëmtuar që kurrsesi s’mund të përfaqësojë Europën e vërtetë. E kam fjalë për ata që nuk e shohin drogën, edhe po u rritet përballë ballkoneve të tyre të vilave luksoze. Ata jo vetëm që i shërbejnë i qeverisë, por e kanë kthyer në mision luftën ndaj opozitës’, tha kreu i PD-së, Basha.

Zjarr Tv Ad