“Dëbora sjell ndryshim dhe gjëra të reja në botë”, thotë psikologia Sandi Mann. Ky ndryshim, sipas saj ju rifreskon mendjen dhe mënyrën si e shikoni jetën. Ajo ju bën të hidhni një hap përpara në jetën tuaj dhe të ndryshoni rutinën. Më poshtë keni disa fakte interesante rreth ndikimit të saj në jetën tuaj.
1. Ju jep ndjesinë e relaksit
“Dëbora kur bie, sidomos në mes të natës, papritur jua mbush zemrën me ndjesi pozitive”, shkruan autorja Novala Takemoto. Edhe në momentet më stresuese, ajo ju jep ndjesinë e relaksit dhe harrimit të momenteve të këqija të jetës suaj.
3. Ju sjell ndërmend fëmijërinë
Ndjesia e dëborës, ju çon pas në kohë. Fëmijëria është gjëja e parë që ju shkon ndër mend. Lumturia e fëmijës që del jashtë dhe luan me dëborë, kthehet papritur në jetën tuaj. Gëzuar fëmijë.
4. Keni dëshirë të luani me të dashurit tuaj
Në momentin kur bie dëborë, gjëja e parë që dëshironi të bëni, është të dilni jashtë dhe të luani si të çmendur me njëri-tjetrin. Lërini punët se presin dhe kënaquni.
5. I bashkon njerëzit
I ftohti jashtë, bën që shumica e njerëzve të kujtojnë miqtë më shumë. Telefonatat shtohen dhe bëhen së bashku për të shijuar dëborën.. Mos harroni: njerëzit e dashur janë pasuria më e madhe.
6. Natyra duket më e bukur
Panorama e bukur që merr natyra pas dëborës është magjike. Sipas intv.al, kjo pamje ju bën të mendoni se natyra është edhe më e bukura sa e kishit menduar.