Disa fakte që nuk i dinit për bebet

0
191
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jashtëqitja e parë nuk ka aromë!
Jashtëqitjet e para të bebit janë në formën e mbetjeve të zeza, përbëhen nga mukoza lëngu nga barku dhe çdo gjë tjetër që tretet ndërkohë brenda nënës. Në këtë fazë bebi akoma nuk ka bakteret e zorrëve që sjellin aromën e keqe. Sa më shpejt që të filloni të ushqeni një fëmijë, bakteret do të fillojnë kolonizimin e tyre në zorrë. Pas një dite apo më shumë, lëvizjet e zorrëve bëhen të gjelbra, të verdha ose kafe me aromën karakteristike.
Foshnjat ndalojnë frymëmarrjen!
Ka gjasa kur bebet flenë, mund të pushojnë së marri frymë për 5 deri në 10 sekonda koha e mjaftueshme për të krijuar një panik te prindërit. Një frymëmarrje e parregullt është normale. (Por nëse fëmija juaj ndalon frymëmarrjen për një kohë më të gjatë ose kthehet në ngjyrë blu, atëherë duhet të njoftoni patjeter urgjencën). Kur bebet janë të ngazëllyer ose pasi qajnë, ato mund të marrin më shumë se 60 frymëmrrje në një minutë.
Në ditët e para ata qajnë pa lot!
Në ditët e para bebet qajnë, por lotët nuk shfaqen deri sa të jenë rreth një muajsh. Pasditja vonë dhe mbrëmja e hershme janë periudhat që bebet qajnë më së shumti.
Bebet preferojnë të flenë me kokën djathtas!
Vetëm 15% e të sapolindurve preferojnë ta kthejnë kokën majtas kur i vendosin në shtrat. Mendohet se kjo duhet të jetë e lidhur me një gjen. Kjo situatë zgjat për disa muaj dhe kjo mund të ndihmojë në shpjegimin e arsyes se përse shumë njerëz shkruajnë me dorën e djathtë.
Ata mund të trembin veten!
Një i porsalindur mund të trembet shumë shpejtë mjafton një zhurmë e vogël, aromë e fortë, drita e ndritshme, lëvizje e papritur, madje edhe klithmat e tyre. Kjo kuptohet kur ata mbledhin krahët e tyre në një anë.
Disa lindje do të zhduken!
“Puthjet e Engjëjve” (zona rozë ose të kuqe shpesh në ballë, qepalla, urën e hundës ose mbrapa qafës) dhe pikat mongole njolla në shpinë ose fundshpinë) janë shenja që u shfaqen pjesës me te madhe të bebeve në ditët e para të lindjes dhe zakonisht zbehet brenda pak vitesh. Akoma nuk është zbuluar se çfarë i shkakton ato. Ndërsa hemangioma e ngritur me ngjyrë të kuqe, vjen nga enët e gjakut në rritje të shpejtë. Këto shenja shfaqen gjatë disa javësh dhe mund të kërkojnë disa vite për t’u larguar.

Zjarr Tv Ad