“Disa këtu në vendin tonë dinë çfarë do të ndodhë, janë të lidhur me Iranin”/ Karamuço tregon qëllimin e hakerave: Hamzatë i kemi në Shqipëri! Kanë krijuar panik për sistemin bankar

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogu i kriminalistikës, Ervin Karamuço, sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS, nga ana e Iranit, e cilëson si mënyrë për të përhapur panik, për ta rrënjosur në psikozën kolektive.

Karamuço në një intervistë për mediat shtoi se qëllimi i hakerave është kaosi, paniku social, terrori dhe destabilitet.

Sipas tij, pas këtij agresioni terrorist, duan të krijojnë klimë pasigurie që t’i shohim me frikë muxhahedinët, në mënyrë që të arrijnë qëllimin për zhvendosjen e MEK në një vend tjetër.

Në këtë linjë shtoi se iranianët na shohin si vend që janë eksperimentuar shumë nga operacionet ndërkombëtare.

“Kemi rënë dakord prej kohësh me ekspertët e kriminologjisë, dhe krimit kibernetik se agresorët kanë kohë që punojnë, kjo është faza fundore, në dy fazat e para kemi qenë në gjumë.

Pak kohë më parë nxora fotografi të lejeqëndrimeve të të huajve të MEK, të atyre që janë strehuar në Manzë. Janë nxjerrë nga faqet zyrtare, nga sistemi TIMS. Sistemi i mbyllur është bërë pjesë e sulmit, e manipulimit mbase të tyre.

Ata na përqeshin nëpërmjet kamerave tona më të sofistikuara, siç është aeroporti i Rinasit. Ka pasur deklaratë të një personi, përfaqësues i institucioneve iraniane, është shqiptar, një ditë para se të ndodhte sulmi, ka shantazhuar Kryeministrin duke i thënë uro që mos të ketë jo vetëm kamera publike, por të mos kenë hyrë në kamerat e zyrës tënde. Një ditë më pas hakerat nxorën kamerat.

Disa këtu në Shqipërinë dinë çfarë do të ndodhë, janë të lidhur me Iranin, kanë qenë për vizitë në Iran. Madje disa janë të financuar nga terrorizmi, kemi vënë re se disa prej këtyre institucioneve, por Hamzatë tanë i kemi në Shqipëri, i kemi orkestrues të asaj që po ndodh.

Kanë krijuar panik, për bankat, për sistemin bankar. Duke thënë se mund të kenë hyrë në sistemin bankar, mund të krijosh kaos dhe rrëmujë të madhe, ku njerëzit mund të dynden.

Ata thonë se do ketë një rrezik edhe më të madhe, nuk e kanë vetëm me muxhahedinët e MEK por me shtetin shqiptar.

Këta janë të koordinuar, në një aleancë si BRISS që nuk është vetëm aleancë politike, por edhe ushtarake. Irani sidomos me Izraelin ka zbatuar luftën proxy. Janë munduar ta bëjnë në Shqipëri nëpërmjet krimit të organizuar.

Këtë lloj manuali të përditësuar të mënyrës si impelementojnë ndaj armiqve të tyre, do e zbatojnë dhe në Shqipëri. Problemi është se ne i dimë këto, edhe në sajë të të qenit partner i NATO-s.

AKSHI shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes përballë një sulmi terrorist. Por çfarë mund ti them AKSHI-t, kur i nxjerrin faturat drejtueses së AKSHI-t se ke qenë filan vend dhe ke paguar kaq.

Ata janë tallur deri më sot dhe kjo lloj tallje kërkon një seriozitet shumë të madh. Modeli që kam propozuar ka qenë modeli izraelit. Izraelitët kanë qenë të vetmit që kanë përballuar sulmet e një lufte jokonvencionale me Iranin. Skenarët janë ditur që nga momentin që kemi sulmuar MEK.

Në vitin 2018, ish-sekretari i shtetit Pompeo ka thënë ndër të tjerë, dënojmë ashpër tentativën për vrasjen e kreut të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, nga ana e palës iraniane. Në Fox News, është bërë kronikë mbi rrezikun e sulmeve iraniane në Shqipëri, ku është përmendur ish-Kryeministri Pandeli Majko, i cili ka qenë i pranishëm në disa aktivitete të iranianëve.

Të gjitha këto janë publike nuk janë sekrete, të deklaruara nga media serioze. Në Shqipëri humbasin rrugës dhe nuk dëgjohen. Shikoni se ata do eskalojnë sulmet e tyre, nga këto sulme kibernetike mund të shkohet në sulme terroriste. Jo më kot përmenda shqiptarët që paguhen nga shërbimet sekrete.

Kur kemi thënë që është Irani, shumë pak zëra thoshin se është Irani, shumica thoshin është rusi. Ajo që ka bërë Microsoft, është ekspertim ligjor, është provë, se Shqipëria do të nisë shumë shpejt një proces penal, ose do arrestohen persona që janë implikuar në këtë sulm.

Është përmendur nga ana e ministrit të Brendshëm përpara tre ditësh. Çështje të tjera që i përkasin një procesi penal do të vazhdojnë paralelisht me këtë”, u shpreh Karamuço.

Karamuço shtoi se ka qenë plan i mirëmenduar dhe është përmendur edhe nga bashkëpunëtorë të tyre në Shqipëri, duke kërkuar të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe të kthehet në punë drejtuesi i SHISH-it, Helidon Bendo, i cili po vijon shkollën.

Në këtë drejtim shtoi se institucioni ka një drejtues, i cili nuk është në punë, ndërsa tha se vendi është në luftë që nga momenti që janë dërguar armë në Ukrainë./sot.com

Zjarr Tv Ad