“Disa kolegë më telefonuan…”/ Flutura Açka tregon çfarë i ndodhi pasi mori pjesë në ceremoninë e betimit të Bajram Begajt: Çorba politike shqiptare, tash për tash, gatuhet në kazanin e ndotur të …

0
6633
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të shtetit, Bajram Begaj ka marrë pjesë edhe deputetja demokrate Flutura Açka. Kjo e fundit shkruan se ka marrë shumë mesazhe ku e pyesni se përse mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, Bajram Begaj.

Një ditë pasi la detyrën e presidentit, Meta kthehet në LSI. Zbulohet lëvizje urgjente. Ja çfarë pritet të ndodhë pas pak minutash

Açka me një postim në rrjetet sociale shkruan se asyeja se përse ka marrë pjesë është “që presidenti im të jetë i yni”.Teksa i uron suksese Begajt, Açka shkruan se do të kishte dashur që edhe ajo ta kishte votuar Begajn.

“Do të kisha dashur që ai ta kishte edhe votën time, por çorba politike shqiptare, tash për tash, gatuhet në kazanin e ndotur të Edi Ramës” shkruan ajo ndë të tjera.

 

Postimi i plotë i Flutura Açkës:

Që Presidenti IM të jetë YNI

Disa kolegë e miq më telefonuan të dinin arsyen e pjesëmarrjes sime në Inaugurimet e Presidentit të ri të Republikës, z. Bajram Begaj. Ngaqë i kam bërë publike prapësitë e pushtetit dhe pafuqinë e opozitës në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Edhe ngaqë PD (!) – lexo Foltorja – pakësh vendosur ta bojkotojë.

Edhe pse Presidenti Bajram Begaj u zgjodh si presidenti IM, ai është presidenti YNË.

Dhe është rasti që t’i uroj mbarësi dhe t’i shpreh besimin se personaliteti i tij do ta ndihmojë të jetë president i të gjithë shqiptarëve.

Presidenti Begaj nuk është konsensual, por legjitim.

Si dikush që njeh dhe respekton institucionet, është në nderin tim ta duartrokas inaugurimin e tij.

Do të kisha dashur që ai ta kishte edhe votën time, por çorba politike shqiptare, tash për tash, gatuhet në kazanin e ndotur të Edi Ramës.

Dhe që të mos jetë vetëm i Edi Ramës, ndjej nevojë t’i bëj dy vërejtje, që Predidenti YNË të mbetet i tillë deri në fund të detyrës së tij:

Në fjalën e tij të parë në Parlamenti, zoti Begaj iu drejtua m? parë ministrave e më pas deputetëve. Shqipëria është republikë parlamentare dhe ministrat japin llogari në Parlament.

Në fjalën e tij të parë si president në godinën e Presidencës, zoti Begaj iu drejtua Vjosa Osmanit, si zonja Osmani. Do të duhej të thuhej e me gojën plot: E nderuara, zonja Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës.

Unë mendoj se këto janë shkujdesje të patëkeq dhe mund t’i ndodhin kujtdo nën shtypjen emocionale që një ditë si kjo ka, dhe nuk dua ta besoj – siç disa mëtojnë të më bindin – se janë fjalime të prodhuara nga Agjencia e Medias dhe Informimit (qeveritar).

Nga sot, Presidenti YNË duhet të këshillohet për fjalët e tij publike me njerëz që e duan Shqipërinë më shumë se partinë.

Urime të sinqerta, z. Begaj!

Zjarr Tv Ad