Disa orë nga protesta, Berisha paralajmëron sërish Vuçiç-in: Mos mendo të vish në Tiranë!

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në prag të protestës së ditës së sotme, e cila do të mbahet në orën 16:00, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video duke i bërë një thirrje të fundit të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protesë.

“Është Ballkani i interesave antikombëtare, zotohemi t’i japim fund këtij procesi. Paralajmëroj Gebëlsin e Millosheviçit apo Sllobodanin e ri, për Ballkanin e Hapur mos mendo të vish ndonjëherë në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot kundër teje”, deklaroi Berisha.

Në Kuvendin e Rithemelimit, Berisha bëri thirrje për të pritur me protesta presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Vuçiç dhe Zaev në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do të vizitojnë sot Shqipërinë.

Zjarr Tv Ad