Disa orë para protestës, Edi Rama shpërndan DOKUMENTET e takimit të Sali Berishës me të besuarin e Vladimir Putinit

0
925
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në llogarinë e tij në Tëitter dokumentete dhe fotot që më herët i ka bërë publike sot Taulant Balla. Sipas tyre, më 17 dhjetor 2010, vetëm një muaj para miratimit të Rezolutës kundër Kosovës, Sali Berisha është takuar me të besuarin e Vladimir Putin.

“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata”, shkruan Rama.

Në atë kohë, Sali Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë dhe siç shihet dhe nga foto, bashkë me Oerd Bylykbashin dhe stafine  tij, kanë pritur në Tiranë Konstantin Kosachev, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse.

Zjarr Tv Ad