Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Disa ushtarë amerikanë raportohet se mbetën të vrarë në një sulm vetëvrasës të mërkurën në Siri, thotë ushtria amerikane. Shteti Islamik tha se një nga militantët e tij kishte shpërthyer një jelek bombë pranë një patrulle të SHBA në qytetin kurd të Manbijit. Një agjenci e lajmeve kurde raportoi se tre ushtarë amerikanë, një oficer lokal i sigurisë dhe nëntë civilë vdiqën. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Trump është informuar lidhur me situatën. Trupat amerikane janë në Manbij për të mbështetur luftarët kurdë dhe arabë, të cilët e kanë përzënë ISIS nga pothuajse të gjithë Sirinë lindore.