Disfata me Francën, Reja pendohet për zgjedhjen e Roshit si mbrojtës

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria pësoi disfatë ndaj Francës duke u mundur me rezultatin 4-1 mbrëmjen e së shtunës.

Por duke se trajneri Edi Reja ka shfaqur pendesë për formacionin e zgjedhur.

Në një intervistë për SuperSport trajneri kombëtares ka shprehur pendesë për aktivizimin e Odise Roshit si mbrojtës.

“Unë e aktivizova Roshin sepse do ta bënte të gjithë krahun, mendova se është lojtar i shpejtë dhe mund të vinte në vështirësi kundërshtarët. Sigurisht që gabimet nuk janë vetëm të tijat, por kryesisht të miat që e aktivizova në atë rol. U mundova të ndryshoja diçka me ndryshimin e krahëve mes Hysajt dhe Roshit. Por patëm vështirësi edhe me mesfushorit, që e kishin vështirësi të dilnin para,”-tha Reja.

Zjarr Tv Ad